Një 49-vjecar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se goditi me sende të forta një polic në një qendër votimi në Mallakastër.

Raportohet se Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë akuzohet se në orën 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marrë në ruajtje qendrën e votimit nr 3254.

Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Global