Gerard Deulofeu do të rikthehet në “Camp Nou”, lajmin tashmë e ka bërë të ditur klubi katalanas, që ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e riblerjes nga Evertoni për 12 milionë euro.
Sezoni 2017/18 mund të jetë i ndryshëm për MSN-në. Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar do të jenë të gjithë në dispozicion të Ernesto Valverde, por ardhja e Gerard Deulofeu mund të thyejë treshen sulmuese të famshme.
Sipas asaj që raporton Goal, Deulofeu mund të zë vendin e Messit në sulm, derisa argjentinasi mund të luajë më i tërhequr, ashtu siç e kemi parë në shumë ndeshje me Luis Enriquen në sezonin që lamë pas.
Marco Verratti dhe Hector Bellerin janë dy prioritetet tjera të Valverdes që nëse i transferon në “Camp Nou”, do të krijojë një formacion të frikshëm për kundërshtarët.