Dje pasdite rreth orës 19 në rrugën Strimnicë-Çellopek ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë dy automjete me targa të Tetovës: “Hyundai Sonata”, i drejtuar nga 34-vjeçari S.O nga fshati Zhilce dhe “Opel Astra”, i drejtuar nga 28-vjeçari I.I nga fshati Çellopek përcjell TetovaSot.

Në aksident, dy pasagjerët e “Opel Astra”, të moshës 50 dhe 51 vjeç kanë fituar lëndime të lehta, dhe me një tjetër automjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, janë liruar nga spitali, njofton SPB-Tetovë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin, dhe për të përcaktuar shkakun dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin. Fillimisht arsyeja është mos mbajtja e distancës, dhe dëmet  materiale janë vlerësuar në 70 mijë.

Ndryshe mbrëmë portali TetovaSot njoftoi për këtë aksident ku edhe ka siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.