ISIS-i ka kryer vepra makabre në Irak, duke i dhënë të hante një nëne foshnjës e saj apo përdhunuar për vdekje një vajzë dhjetëvjeçare para familjes së saj

Lajmet janë bërë të ditura një deputete irakiane, i cili është shprehur se ishte e shokuar nga maskrat dhe mungesa e mwshirws, raporton “The Independent”

Vian Dakhil është një politikane e shquar Yazidi dhe ka shërbyer si një zëdhënëse e rëndësishme për tmerret e kryera nga ISIS-i kundër popullit të saj.

Grupi ekstremist beson se pakica Yazidi, që ndjek fenë dhe zakonet e tyre, janë adhurues të djallit dhe ISIS-i ka kryer gjenocid kundër tyre, shkruan syri.net.  Duke folur për disa Yazidis që kishte shpëtuar, deputetja tha: “Një nga gratë që arritëm ta merrnim nga ISIS-i tha se ajo  mbajt në një bodrum për tre ditë pa ushqim ose ujë.

“Më pas, ata i sollën një pjatë me oriz dhe mish. Ajo hëngri ushqimin, sepse  ishte shumë e uritur”.

“Kur mbaroi, ata i thanë:” Ne gatuam djalin tënd njëvjeçar, dhe ti sapo e hëngre.”

Gazetarja që po e intervistonte shpërtheu në lot.

Zonja Dakhil tha gjithashtu për fatin e një  vajze tjetër Yazidi.

“Motra e saj më e vogël, një vajzë dhjetëvjeçare, u përdhunua pwr vdekje para babait dhe 5 motrave të saj. Ajo ishte vetëm dhjetë vjeçe. ”

Rreth 10,000 Yazidis besohet se janë vrarë apo kapur nga ISIS-i  gjatë ofensivës së në Irak.