Reme Lala, deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, sqaron se nuk do të kalojë me Partinë Socialiste por se do të jetë në Kuvend si përfaqësuese e PDIU-së.
“Mandati im është dhe mbetet i dibranëve.
Kam garuar nën siglën e PDIU-së dhe do jem deputete e kësaj force politike.
Me kryeministrin Edi Rama do të bashkëpunoj për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, që ua premtova banorëve të Dibrës gjatë fushatës elektorale, sepse unë do bëj çmos t’i bëj premtimet realitet”, – deklaron deputetja e PDIU-së.