Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Dash Shehi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Partia Demokratike do t’i humbiste zgjedhjet edhe nëse do të hiqeshin votat e blera.

“PD bëri një fushatë të keqe. Nuk bëri asgjë që të joshte votuesit. Kemi humbur shumë shanse për vota”, u shpreh ai.

Ndërkohë brenda PD-së kanë filluar lëvizje të cilat kërkojnë që Basha të dorëheqjet nga drejtimi i kësaj force politike.

Ndërkohë edhe kritikët e Bashës  kanë reaguar pas deklaratës së tij, ku kreu i Partisë Demokratike u shpreh se do të ngrinte funksionet e tij si kryetar deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.

T mobile In article [4]