Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë sulmuar dhe ofenduar nga punonjës të bashkisë në Urën Vajgurore.

Kandidati i PD-së në qarkun e Beratit, Eduart Halimi, ka denoncuar këtë incident të rëndë dhe akt dhune të përdorura nga njerëz të veshur me pushtet ndaj anëtarëve të FRPD-së, të cili gjatë kohës që janë përplasur me dhunuesit, ishin duke shpërndarë planin ekonomik të Lulzim Bashës.

Menjëherë pas ngjarjes ky akt i rëndë është kallëzuar në polici. Ndërkohë Halimi i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të marrin masa dhe të dënojnë sa më parë autorin e këtij akti bandidesk.

‘Forumi rinor i PD në Urën Vajgurore sot është përballur me një bandit, punonjës të Bashkisë i veshur me pushtet gjatë kohës që shpërndanin planin e Lulzim Bashës.

Kallëzimi është depozituar në policinë e shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj të menjëhershëm që së bashku me prokurorinë të përballin me gjithë fuqinë e ligjit, banditin agresor.

I bëj thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin banditesk të agresorit dhe ti bashkohen thirrjes ndaj organeve të ligjit për të përballur banditin me gjithë fuqinë e ligjit’ deklaron Halimi.