Një vajzë adoleshente në Tiranë ka denoncuar dhunën dhe abuzimet seksuale nga vëllai i saj. I dyshuari është N.M., 18 vjeç, i cili akuzohet se në mënyrë sistematike, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe ka ngacmuar seksualisht motrën e tij M.M., 16 vjeçe. Ata cilët i përkasin komunitetit rom në Fushë-Farkë.

18-vjeçari është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme pas kallëzimit të motrës së tij.

Ka qenë e reja e cila i është drejtuar policisë ditën e djeshme, duke thënë se i vëllai e prekte në pjesët intime të trupit dhe e dhunonte. Mësohet se ajo i ka treguar më herët dhe së ëmës, e cila është munduar t’i flasë djalit në mënyrë që të mos bëheshin me “llafe”.

Global

Por, për shkak se situata nuk ka ndryshuar për shkak të natyrës problematike dhe të dhunshme të të riut, adoleshentja është drejtuar në komisariat duke denoncuar të vëllanë.

Ndaj saj u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ndërsa i akuzuari, në dëshminë e tij dhënë në komisariat ka mohuar akuzat duke thënë se diçka nuk ka ndodhur kurrsesi, pasi ajo është motra e tij.

T mobile In article [4]

Vajzës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes dhe u akomodua në qendrën e trajtimit të grave të dhunuara, në Kamëz.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për: “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.