Tashmë ajo është një nga engjëjt e Tyga-s, modelja bukuroshe Demi Rose hyn në grupin e vajzave seksi me të cilat reperi i famshëm është shoqëruar pas ndarjes me Kylie Jenner muaj më parë.

Karriera e saj mori famë që nga ajo kohë dhe tashmë Demi Roze po bëhet imazhi i shumë firmave.

Së fundi, ajo ka pozuar me të brendshme për revistën “Sixty 6” ku ka treguar sesi Tyga e bëri atë të famshme.

Fotot e këtij seti janë vërtetë seksi dhe provokuese e modelja thekson se këto lloj pozash janë të preferuarat e saj pasi tërheq vëmendjen e publikut.

“Llogaria ime e ‘Instagram’-it është hapur që në moshën 18-vjeçare. Asokohe postoja më së shumti ‘selfie’.

Më vonë i hyra modelingut, por ende kisha pak ndjekës në rrjete sociale. Pak muaj më parë llogaria ime arriti 200.000 ndjekës në një kohë të shkurtër, ndërsa tani plot 3.2 milionë ndjekës”,- ka thënë Demi Rose.