Nesër, në Bruksel, delegacioni Qeveritar udhëhequr nga Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani në përbërjen e të cilit janë edhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliјi dhe Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë Damjan Mançevski, do të kenë vizitë njëditore në Bruksel, ku do të realizojnë disa takime. Zëvendëskryeministri Osmani, së bashku me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të DG NEAR, Genoveva Luiz Kalavera, do të bashkë- kryesojnë me mbledhjen e katërmbëdhjetë të Komitetit për stabilizim dhe asociim, ku do të marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të delegacionit. Mbledhja paraqet komponentë të rëndësishme në procesin euro- atlantik të Republikës së Maqedonisë, ku do të diskutohen impulsin e ri Evropian, Plani Aksionar për zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare, çështjet e hapura politike edhe gjitha çështjet që Qeveria tani më u angazhua ti adresoj në takimet e shumta me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Më vonë gjatë ditës, delegacioni Qeveritar udhëhequr nga Zëvendëskryetari i Qeverisë Bujar Osmani do të realizoj takim me Drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristijan Danielson. Nga Drejtori Danijelson do të kërkohet, në bazë të suksesit të zbatimit të angazhimeve të marra, mbështetje për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, që në këtë moment do të paraqesin impuls dhe nxitje të rëndësishme për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues dhe evropian të vendit.

Pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrave Saliјi dhe Mançevski, vinë në periudhën intensive të agjendës Evropiane të Qeverisë e cila korrespondon me përkushtim të fortë dhe angazhimet e marra për përshpejtimin e procesit euroitegrues të vendit tonë.