Vicente del Bosque mendon se Real Madridi do të gabojë rëndë nëse e lë Alvaro Moratan të largohet.

Ish trajneri i Real Madridit e Spanjës, Vicente del Bosque, ka shprehur dëshiron e tij që Alvaro Morata të qëndrojë pavarësisht se lidhet fuqishëm me një kalim te Manchester United.

Sulmuesi 24 vjeçar i Spanjës është synimi kryesor i Manchetser United, për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin, që lëndoi ligamentet ndaj Anderlecht në muajin prill, çka edhe shtyri “Djajtë e Kuq” që të mos t’ia rinovojnë kontratën.

De Bosque, që ka fituar Ligën e Kampionëve në stolin e Los Blancos, thotë se por të ishte ne vend të Zinedine Zidane, Morata do të qëndronte në Madrid.

“Këto janë vendimet e lojtarëve”, tha ai për El Transistor kur u pyet nëse duhet Morata të largohet nga “Bernabeu”.

“Nëse do të isha trajner i Real Madridit do të doja që ai të qëndrojë. Ai është sulmues premtues i përfaqësueses së Spanjës dhe Madridi nuk duhet të lejojë më të mirët të largohen”