Gianni de Biasi në një rrëfim për Super Sport, ka zbuluar prapaskena interesante. Në një intervistë në 360 gradë mbi vitet e tij kuqezi, trajneri që çoi Shqipërinë në Europian përballë Shakohoxhës rrëfehet zbulon jo pak prapaskena të panjohura kurrë më parë për publikun.

Duke nisur që nga vendimi për të lënë Shqipërinë, përkundër gjithë asaj që kemi menduar është marrë në ato 10 minuta ku qëndroi i palëvizur pas ndeshjes me Luksemburgun.

“Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburgun mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundonte të dielën pasardhëse. Une e dija por nuk mund ta thoja më parë pasi shkurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencën para Izraelit pyetjes nëse mendoja rinovimin ju përgjigja me një jo të thatë, por në mendjen time kisha vendosur, mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë”.

Rrëfim që hedh poshtë në një farë mënyre deklaratat në konferencat e shtypit që dha më vonë. Por surprizat nuk mbarojnë këtu. De Biasi tregon për herë të parë se Gashi dhe Xhaka, kërcënuan të braktisnin kombëtaren në Peros Gurioc gjatë evropianit, kur morën vesh se nuk ishin titullarë ndaj Francës.

“Prapaskena me Xhakën dhe Gashin gjatë Europianit? Unë jam një njëri që përpiqem t’i mbroj lojtarët e mi, i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj dhe t’i masakroj, e bëj. Nëse duhet t’i mbroj publikisht, e bëj duke marrë unë fajin. Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë: ‘Kemi parë që s’ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.’

Këtu iu thashë: ‘Prit prit, prit pak, ndalu. Nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi.’ Pastaj iu thashë edhe shumë gjëra të tjera dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin.”

“Mundësia për të marrë drejtimin e Kosovës? Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t’u them: ‘Po vij.’. Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidentin, zv. presidentin, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë”.