Sipas një studimi të fundit, nuk ka vend më të mirë mbi tokë për të jetuar se sa Danimarka. Progresi Social Imperativ, një studim i kryer me ndihmën e Michael E. Proter nga Harvard Business School dhe Scott Stern nga MIT, matin aksesin në internet, përballueshëmrinë e shtëpive, përkujdesit shëndetësor dhe lirinë e shprehjes. Gjetjet tregojnë se paraja nuk është çelësi i vetëm i lumturisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë një prodhim të brendshëm bruto për frymë më të madh se Danimarka, renditen të 18-të.

Por, ministri danez i financave, Kristian Jensen, thotë se vendi i tij po përballet me sfidën për të bindur profesionistët që të çojnë ekspertizën e tyre në një ekonomi që tani po përballet me shkurtimin e forcës së punës.

Pjesë e problemit, pranon Jensen, është perceptimi se Danimarka është pak mikpritëse ndaj të huajve. Mediat lokale kanë dhënë plot shembuj të ligjeve strikte të emigrimit, më i fundit ishte rasti i një astrofizikani danez që e pati të pamundur të niste një jetë të re me gruan e tij amerikane në vendin e origjinës.

Në një intervistë, Jensen tha se ligjet që mbajnë larg individë të aftë janë të pavenda. Është një qëllim i qartë i qeverisë për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Danimarkë,- tha ai.

Por, përpjekjet e Danimarkës për të komunikuar politikat e saj të emigrantëve jashtë kufijve, shtoi ministri.  Ligji famëkeq i Danimarkës për të konfiskuar bizhuteritë e azil kërkuesve është një rast i tillë.

T mobile In article [4]

Për sa i përket perceptimit të Danimarkës jashtë, ne jemi përpjekur që të rregullojnë një pjesë të keqkuptimeve, tha ai. Ligji i bizhuterive është një rast i tillë.

Danimarka qeverisës nga një koalicion minoritar i qendrës së djathtë që qëndron në pushtet falë mbështetjes të Partisë Daneze të Njerëzve. Grupi, i cili ka mbështetjen e një të pestës së elektoratit,  kërkon që të vendosen kontrollet kufitare, të dalë nga marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe t’i japë fund pranimit të refugjatëve.

Partia Liberale e Jensen, e cila ka qenë në pushtet për 12 nga 16 vitet e fundit, i ka bërë  rregullat e emigracionit më strikte. Ndryshimet përfshijnë shkurtimin e ndihmës financiare për azilkërkuesit dhe vështirësimin e marrjes së shtetësisë daneze nga të huajt.

Por, pa të huajt, Danimarka do të përballet më mungesë në tregun e punës. Forca punëtore vendase nuk është e motivuar nga shkurtimi i taksave.

“Mund rrisim lehtësisht fuqinë punëtore në Danimarkë duke ulur taksat”, por nuk pranohet prej të votuesve  një politikë të tillë, tha ai. “Danimarka është e veçantë,  në kuptimin që shkurtimet e taksave nuk janë domosdoshmërish të preferuara”.

Ai thotë se pa masa të tilla, rritja ekonomike prej 2-3 për qind do të jetë e vështirë për t’u arritur.

Global