Aktori i njohur Daniel Day-Lewis ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si aktor.
60-vjeçari, i cili njihet për një karrierë tepër të suksesshme në kinematografinë hiollivudiane, fitues i 3 çmime Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist, bëri të ditur me anë të një komunikate të shkurtër se do të dalë në pension.
Daniel Day-Leëis nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e tij.
Britaniku u bë i famshëm në filma si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”.