Dafina Rexhepi më në fund është rikthyer në skenën muzikore shqiptare me një këngë të re, titulli i të cilës është “BOI (Boy)”.
Muzika e kësaj këngë është bërë nga Lyrical Son dhe Don Arbas, ndërsa teksti është shkruar nga Festim Arifi.
Kënga është shoqërua redhe më një videoklip për të mos u humbur.
“Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur nga skena për arsye personale dhe natyrisht është kënaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shumë por la gjurmë, të cilat më kanë inspiruar dhe me kanë bërë të ndihem e fuqishme si asnjëherë më parë. Falënderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahje e veçanërisht fansat e mi që më kanë përkrahur gjithmonë. Ju dua pa fund”, shkruan Dafina Rexhepi në Facebook.