Dëshira e Juan Cuadrados është që të qëndrojë në Juventus, thotë agjenti i lojtarit.

Alessandro Lucci, agjenti i Juan Cuadrados, ka bërë të ditur se as ai, por as Juventusi, nuk janë kontaktuar nga asnjë klub, pavarësisht spekulimeve që e lidhin sulmuesin me Arsenalin.

U raportua gjatë javës së Arsenali ka bërë gati 30 milionë euro për kolumbianin, por agjenti i lojtarit thotë se ai ndihet mirë te kampionët e Serie A.

“Juan nuk dëshiron të largohet nga Juventusi dhe Juventus gjithashtu nuk dëshiron ta shesë atë dhe nuk ka negociata në këtë moment”, tha Alessandro Lucci për Gianluca Di Marzio.

“Askush nuk na kontaktuar, as mua dhe as klubin dhe vetëm unë jam ai që mund të flasë për të ardhmen e Cuadrados”, shtoi agjenti i lojtarit.