Ronaldo do të jetë gati për ndeshjen ndaj Manchester Unitedit

Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Konfederatave ka gëzuar Zinedine Zidanen, që pritet ta ketë të gatshëm Cristiano Ronaldon për sfidën e rëndësishme kundër Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” dhe “Los Blancos” do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit me tetë gusht në Shkup, që takohen në finale të Superkupës së Evropës.

Ronaldo ishte në dyshim pas aventurës me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, por eliminim para kohe ia ka mundësuar portugezit që të jetë i gatshëm për finalen kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Sipas AS, Ronaldo do të kthehet nga pushimet verore në fund të korrikut dhe do të ketë së paku një javë kohë që të përgatitet për këtë finale.

Nëse CR7 nuk do të jetë titullarë, duke parë që i bashkohet skuadrës pothuajse dy javë me vonesë, atëherë ai pritet të luajë në pjesën e dytë.

Portugezi duket se ka lënë anash inatin që kishte gjatë Kupës së Konfederatave, që u raportuar se dëshiron ta braktisë Realin.

Tanimë gjithçka është qetësuar dhe sipas mediave spanjolle portugezi ka telefonuar Florentinon Perezin për t’i thënë se do të vazhdojë të jetë lojtar i Los Blancos edhe për shumë vite. /