Trajneri italian, Antonio Conte, nuk është aspak i kënaqur me drejtuesit e klubit të Chelsea, të cilët po synojnë transferimin e Romelu Lukakut.

E përditshmja britanike “Daily Star” shkruan se ish-trajner i Juventusit në vend të sulmuesit belg ka kërkuar yllin e Torinos, Andrea Belotti. Por, presidenti i klubit, Roman Abramovich, e ka mbështetur zgjedhjen e drejtorit teknik, Michael Emenalo, për transferimin e Lukakut.

Kështu, Conte duhet të pranojë zgjedhjen e klubit, ndërsa Belottin mund të tentojë që ta transferojë verën e ardhshme.