Almeda Abazi është padiskutim shqiptarja më e njohur në Turqi. Edhe pse gjithnjë e kemi parë si atë vajzën e ëmbël dhe të bukur duhet të dini se modelja dhe aktorja është një “çamarroke” e vërtetë.
Ditën e djeshme bashkë me disa mikesha të saj, Almeda ka fluturuar drejt Italisë për të kaluar disa ditë pushim. Siç ndodh gjithnjë kur mblidhen bashkë mikeshat, është e pamundur të mos bësh çmendurira. Sapo ka mbërritur në aeroport Almeda ka zgjedhur që të mos kalojë kontrollin përmes rrugës së duhur por duke u vendosur në rradhën e bagazheve. Sigurisht që një veprim i tillë ka shkaktuar shumë të qeshura edhe pse duket se vajzat kanë filluar të shijojnë Italinë duke nisur që nga aeroporti.