Antonio Conte dëshiron të ndërtojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm
Triumfi në Premierligë ka bërë që Antonio Conte dhe Chelsea të kërkojnë edhe më shumë sezonin e ardhshëm.
Chelsea dëshiron që të kthehet fuqishëm në Ligën e Kampionëve dhe për këtë i duhen disa përforcime.
Sipas Sport, Roman Abramovich nuk do të kursehet gjatë kësaj vere dhe është gati që të shpenzojë 267 milionë euro në transferimin e katër lojtarëve.
I pari në listën e trajnerit Conte është mesfushori i Monacos, Bakayoko, për të cilin do të ofrojë 42 milionë euro.
I dyti në listë është mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro. Për brazilianin Chelsea ka ofruar 70 milionë euro.
Pastaj në radhë vjen mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, i cili kushton 65 milionë euro, ndërsa i fundit është sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.
Për shërbimet e belgut Chelsea do të paguajë 90 milionë euro