Një stuhi e fuqishme ka goditur Gjermaninë duke bllokuar qindra persona dhe lënë 2 të vdekur.

Sot në mëngjes, shërbimi kombëtar i motit “DWD” njoftoi  se stuhitë e fuqishme pritet të zhvendosen në jug të Bavarisë , në jug të lumit Danub, raporton “The Goldwater”

Shumë imazhe nga periferitë gjermane kanë kapur re të mistershme me ngjyrë blu apo vjollcë, shkruan syri.net. Këto lloj resh janë një fenomen meteorologjik që shihet rrallë jashtë Australisë.

Por shfaqja e tyre mbi Gjermani ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse dhe ka lënë gojëhapur qindra qytetarë.

Meteorologët thonë se këto re përbëhen nga një valë e vetme atmosferike dhe jane të lidhura me njera-tjetrën. Herë pas here ato vërehen në vende të ndryshme anembanë botës.

Shumicës së banorëve u është thënë të marrin masa dhe të strehohen pasi është e panjohur çfarë ngjarjesh të tjera mund të nxisë kjo stuhi e rrallë.