Deigo Costa përfundimisht do të largohet gjatë kësaj vere nga Chelsea

Sulmuesi spsnjoll, Diego Costa javë më parë njoftoi se trajneri Antonio Conte me anë të një mesazhi e kishte njoftuar se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin 2017/18.

Kjo kishte bërë që ai të ankohej te pronari Roman Abramovich, për të mësuar saktësisht të ardhmen e tij.

Pas një takimi që kanë pasur sot Conte dhe Abramovich, ata kanë rënë dakord që ta lënë të lirë Costan, shkruan The Times.

Spanjolli po kërkohet nga shumë skuadra, por më e interesuara është Atletico Madrid, tek e cila mund të transferohet gjatë kësaj vere, por nuk mund të luajë nderi në janar për shkak të dënimit që ka nga FIFA