Chelsea këmbëngulë për transferimin e Alex Sandros.

Klubi londinez është gati të bëjë një ofertë të dytë, pas refuzimit të së parës.

Sipas informacioneve të fundit nga gazetari i CM, Nicola Balice, Chelsea ka gati 70 milionë euro për anësorin.

Antonio Conte këmbëngulë në ardhjen e tij, sepse e konsideron shumë të nevojshëm për skuadrën.

Tani mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet ofertës Juventusi.