Chelseas i ka dalë problem në synimin e vet për transferimin e mbrojtësit të Juventus, Alex Sandro, pasi që tani edhe Paris Saint-Germain janë vënë në kërkim të tij, sipas The Mirror.

Antonio Conte e ka bërë ish-yllin e Portos prioritet tek blutë, duke ofruar 55 milionë funte për të.

Por Juve zor se do ta ulë çmimin prej 61 milionë funtesh për lojtarin tyre të çmuar.