Ish mbrojtësi i Chelseat beson se “Blutë e Lodrës’ janë duke gabuar me largimin e Nemanja Matic.
Vendimi i Chelseat për ta shitur Nemanja Maticin te Manchester United, “mund t’iu kushtojë rëndë më vonë”, thotë ish mbrojtësi i “Bluve të Londrës”, Mario Melchiot.
“Ai ka qenë lojtar vendimtar për Chelsean sezonin e kaluar dhe mendoj se ka bërë punën si është më së miri, edhe përkundër se nuk ka startuar në çdo ndeshje”, tha Melchiot për “talkSPORT”.
“Kishte balancë në fushë, nganjëherë me të dhe Fabregas apo edhe me N’Golo Kante. Ju nuk doni t’i bëni rivalët të fortë, veçanërisht në mesfushë aty ku Jose Mourinho është gjithmonë i fokusuar, e dëshiron mesfushën e fortë”, shtoi ai.
“Nëse Conte merr vendimin që ta lë të largohet te Manchester United, duhet të ketë ndonjë arsye dhe zëvendësues të duhur, pasi në të kundërtën kjo do t’i kushtojë”, theksoi mes tjerash ish mbrojtësi i “Bluve të Londrës”.