Chelsea pritet të futet fuqishëm në merkato. Roman Abramoviç ka vendosur në dispozicion 100 milionë sterlina për të afruar në skuadër dy ‘yjet’ e Juventusit, Alex Sandro dhe Leonardo Bonuccin, shkruan “Goal.com”,

Për 26-vjeçarin Alex Sandro, Chelsea do të rritë ofertën nga 55.2 në 58 milionë sterlina.

Megjithatë, në krahun tjetër Juventusi është treguar e gatshme të bëjnë gjithçka që munden për t’i rezistuar kampionëve të Premier Ligës, ndërsa Alex Sandros i ka ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2022 me të drejtë rrite page.

Chelsea nuk ndalet këtu pasi kërkon që të marrë shërbimet edhe të Leonardo Bonuccit i cili me eksperiencën e tij ofron siguri në repartin difensiv.

Të presim ditët e tjera të merkatos për të kuptuar më qartë ofertat zyrtare të Chelseas në drejtim të “Zonjës së Vjetër”.