Ylli i Kosovës, Bersant Celina, vazhdon të punojë për ta bindur Pep Guardiolan ta ketë në skuadër. Lojtari që u huazua në Twente, pritet të bëjë huazimin e dytë nga Manchester City, por këtë herë në Ligën e dytë angleze (Championship).
“Natyrisht, kur e sheh se klubi ka shpenzuar miliona në lojtarë të rinj, është e vështirë të pranohet. Por, Manchester City është një klub i madh, ata duan të nënshkruajnë me lojtarët më të mirë në botë. Synimi kryesor i imi është të kem karrierë në City. Dua të luajë në Premier League për Cityn”, thotë Celina në intervistën për “DailyMail”. “Edhe nëse klubi vendos të më shes, unë do të luftojë që ata të më blejnë sërish”, shtoi ai.