Inter ka ndërruar mendje për Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të luajë në Serinë B, duke mos u transferuar në Gjermani apo Portugali, ku Augsburgu dhe Vitoria Guimaresh shfaqën interes. Madje, ditët e fundit Empoli pati një interesim të madh për ish-sulmuesin e Pescarës dhe Pizës një sezon më parë, por në fund ka fituar Carpi.

Skuadra bardhëkuqe ka arritur që të bindë Interin, që do t’i japë kështu sulmuesin, të cilin e bleu nga skuadra e Cremoneses për 1 milionë euro. Pritet përgjigjia e Manajt, por ajo me shumë mundësi do të jetë pozitive.