Ai është njëri ndër reperët më të njohur në vend.

Bëhet fjalë për reperin Capital T i cili përvec fansave natyrisht se ka edhe njerëz të cilët nuk e duan.

E për të gjithë ata Capo ka një mesazh, transmeton Gazeta Express.

Pak minuta më parë Capo në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku ua drejton gishtin e mesëm të gjithë atyre personave që e urrejnë.

Madje ai ka thënë se ata e dinë kush janë.

“Për të gjithë ata që më urrejnë, ata e dinë se kush janë”, kishte shkruar Capo duke ua drejtuar atyre gishtin e mesëm.

Capo i cili gjithmonë është veçuar për muzikën që bën, ditë më parë ka publikuar projektin e tij të fundit “Hatixhe”, këngë kjo që bashkon tradicionalen dhe modernen.