Grant Tribbet është një burrë duhet ti propozonte të dashurës së tij, Cassandra Reschar por duhet të sigurohej që vajza e saj 5-vjecare ta pranonte si baba.
Kur erdhi koha që të bënte propozimin, ai u ul në gjunjë për të dyja ku pyeti vogëlushen: “A dëshiron të bëhem babai yt?”
Sipas Dailymail, ky ishte një moment shumë emocionues për të tre ku 5-vjecarja Adriana filloi të qante dhe e pranoi me kënaqësi.
Më pas ai i dhuroi vajzës një varëse që simbolizonte marrëdhënien e babait me vajzën.
Ai kishte rreth një vit që po shijonte romancën me Cassandra Reschar dhe kishte ardhur koha që të martoheshin dhe të jetonin së bashku.