Bujqit  e Grushincës në Komunën e Haraçinës po përballen me probleme gjatë paraqitjes së dëmeve  bujqësore që u shkaktoi breshri i 14 qershorit. At thonë se de ri më tani në fshat nuk ka qenë asnjë komision nga ana e ministrisë së bujqësisë edhe pse vetë ministri u premtoi një gjë të tillë gjatë vizitës që bëri me 15 qershor me këta banorë.

Në Grushinë edhe pas ndy javësh pas breshrit nuk ka asgjë konkrete  nga organet kompetente. N ga komisionet që duhet të dilte në terren dhe të bëjnë vlershmin e dëmeve, asgjë konkrete nuk ka. Shumë kërkojnë dokumente njerëzit  se kanë tokën mbi vetë dhe ajo është një pengesë  dhe puna jo efikase e komunës së Gazi Babës e ngadalëson punën dhe shumë njerëz kanë mbetur pa i ngadalësuar –tha  Naim Bislimi, Bashkësia Lokale Grushinë.

Ne kemi ngelur me dokumentacionet, shkojmë japim disa deklarata  dhe  del njëri na thotë bëni këto pasi del tjetri na thotë jo këta nuk dhe tjera edhe ne nuk dimë çka të bëjmë  tre ditë shkojë nga 1 mijë denar, 3 mijë denar,  Ne jemi vetëm duke dhënë të holla , 1000 denar vetëm një e shkuar në kushton çdo ditë jemi duke shkuar pas këtyre- tha një Bujk nga Grushina .

Këtu është problemi i pronësisë, të gjithë fshatarët nuk i kanë tokat mbi vete është procedurë e madhe ti rregullojnë mbi to dhe kushtojnë të njëjtat, edhe shteti i ka pak fajet dhe ne vetë, të gjithë kemi përgjegjësi për këtë situatë . ne kërkojë të formohet një komision nga ne në fshat edhe nga ministria edhe të dalim në arra dhe ti vlerësojnë në vend aty- tha një tjetër bujk.

Nga ministria e bujqësisë thonë se komisionet kanë dalë në terren për të vërtetuar dëmet, dhe se deri me 30 qershor qytetarët kanë të drejtë ti paraqesin dëmet.

Konkretisht e di se për cilën rast bëhet fjalë , janë duke  punuar shërbimet për gjetjen e zgjidhjes për më shumë do të merrni përgjigje në mënyrë të shkruar. Ne e bëmë atë që nuk ishte bërë  dy vite më parë, edhe për 2015 dhe 2016 kanë qenë të paraparë masa në programin për pagesë- deklaroi Lupço Nikollovski- ministrë i Bujqësisë.

Sipas ministrisë, Kompensimi i dëmeve do të bëhet tek të gjithë ata që i kanë dokumentacionet dhe i kanë dorëzuar në kohë./alsat-m