Nesër në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të takohet me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për zgjerim dhe bisedime të Komisonit Evropian, Xhenoveva Ruiz Kalavera.

“Nesër me 27.06.2017, me fillim në ora 15:30, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të takohet me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për zgjerim dhe bisedime (DG NEAR) të Komisonit Evropian, z-nj Xhenoveva Ruiz Kalavera”, thuhet në kumtesë.

Vizita e Kalaverës, vjen në kohë të fortë të agjendës evropiane të Qeverisë, е cila është edhe konfirim i intesitetit të procesit eurointegrues.