U realizua takimi i 14 i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (KSA) në Bruksel. Takimi ishte i bashkëkryesuar nga Genevova Ruiz Calavera, Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, dhe Bujar Osmanit, Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane. Gjithashtu morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Biljen Saliji dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Komiteti për SA konstatoi gjendjen aktuale lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin me legjislacionin e BE-së (acquis), si dhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Komisioni Evropian i përshëndeti synimet e Qeverisë për dinamizimin e agjendës së reformave të BE-së dhe për sigurimin e duhur të konsultimeve me shoqërinë civile dhe palëve të tjera të tanguara. Komisioni Evropian bëri thirrje për implementimin e obligimeve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe të Reformave Urgjente Prioritare, si dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të përpjekjeve të të gjitha palëve në këtë drejtim.

Qeveria shprehi kënaqësi për mbështetjen që ofron Komisioni Evropian rreth prioriteteve me të rëndësishme afatshkurtra të cilat duhet të implementohen, dhe për më tepër, shprehi gatishmërinë dhe angazhimin e tyre të plotë për implementimin e reformave në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe koherente, si dhe për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike, mes tjerash edhe përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Qeveria shprehi pritjet e saja, që sapo të plotësohen kushtet, të ketë hapa të tjerë konkret të Komisionit Evropian dhe të vendeve të tjera anëtare, gjë që do të paraqet sinjal pozitiv dhe nxitje të fuqishme të procesit eurouintegrues të vendit.

T mobile In article [4]

Të dyja palët u dakorduan se duhet të arrihen rezultate të dukshme në fusha të rëndësishme siç janë pavarësia gjyqësore, përcaktimi i llogaridhënies për përgjimet, respektimi i të drejtave themelore, liria e mediave dhe reforma e administratës publike. Për çështjet sistemore të sundimit të ligjit, Komisioni Evropian ju referua rekomandimeve të ekspertëve të lartë për sundim të ligjit, të cilët sërish do ta vizitojnë vendin në korrik të vitit 2017.

Komisioni Evropian shprehi rëndësinë e arritjes së progresit në harmonizimin e legjislacionit të BE-së, posaçërisht lidhur me tregun e brendshëm, si dhe nevojën e përmbushjes së detyrimeve të tjera ndërkombëtare siç janë psh. lidhshmëria energjetike dhe e transportit. Qeveria e theksoi rëndësinë e Samitit të Triestes, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe sigurimin e mbështetjes për projekte infrastrukturore.

Të dyja palët presin që të vazhdojnë bisedimet rreth progresit të arrirë në këto fusha kyçe gjatë Këshillit për Stabilizim dhe Asociim që do të mbahet më 18 korrik 2017.

Global