Partia e Bashkimit Demokratik (DUP) në Britani të Madhe është pajtuar sot që ta përkrahë qeverinë pakicë të Theresa May përmes një marrëveshjeje të besimit.

Dhjetë deputetët e partisë së Irlandës Veriore, DUP, do t’i përkrahin deputetët e Partisë Konservatore të May në votime të rëndësishme në Parlamentin britanik, duke filluar me fjalimin e Mbretëreshës në fund të kësaj jave, por nuk do të këtë koalicionin formal mes këtyre dy partive.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë përkrahja financiare për Irlandën Veriore dhe daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

DUP ka thënë se Qeveria e Britanisë së Madhe është pajtuar që ta përmirësojë trajtimin e veteranëve ushtarakë në Irlandën Veriore, si pjesë e marrëveshjes, por i hodhi poshtë lajmet se kishte kërkuar 2 miliardë funte në financimin shtesë për Irlandën Veriore në shkëmbim të përkrahjes.

T mobile In article [4]