Qindra burra, të kapur gjatë përndjekjeve të militantëve të al-Qaidas, janë zhdukur në një rrjet të fshehtë të burgjeve në jug të Jemenit, ku abuzimi është rutinë e tortura ekstremë – përfshirë dhe “grilli” ku viktima lidhet për një helli sikur të ishte rosto dhe sillet në një rreth zjarri, ka gjetur një hetim i Associated Press.
Zyrtarë të lartë të Mbrojtjes të SHBA-së e kanë pranuar dje se forcat amerikane kanë qenë të përfshira në marrjen në pyetje të të burgosurve në Jemen, por e kanë mohuar çfarëdo pjesëmarrje në apo çfarëdo pranimi të abuzimit me të drejta të njeriut, transmeton Express.
Marrja në pyetje e të burgosurve që janë abuzuar mund të jetë shkelje e ligjit ndërkombëtar, i cili e ndalon bashkëpjesëmarrjen në torturë.
Burgjet ndodhen brenda bazave, porteve, një aeroportit, vilave private e madje edhe një klubit të naftës ushtarake.
Brenda Jemenit të shkatërruar nga lufta, megjithatë, avokatët dhe familjet thonë se gati 2.000 burra janë zhdukur në këto burgje klandestine, një numër shumë i madh që ka shkaktuar protesta pothuajse javore në mesin e familjeve që kërkojnë informata për bijtë, vëllezërit dhe baballarët e tyre të zhdukur.
Derisa zyrtarët amerikanë e kanë pranuar e kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të të burgosurve, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe përmes një komunikate dërguar AP-së i ka mohuar të gjitha akuzat.