Një tjetër lojtar që do të largohet nga Monaco këtë verë është Fabinho.

Ylli i kësaj skuadre, ka vendosur t’i bashkohet Manchester Unitedit, dhe marrëveshja është afër arritjes mëson ‘Goal.com’, përcjell lajmi.net.

Fabinho, që ka luajtur mbi 180 ndeshje për skuadrën nga principata, me të cilët ka shënuar edhe 23 gola, do t’i kushtojë 45 milionë euro Manchester Unitedit, dhe ky transferim do të ndodh në ditët e ardhshme.

Në garë për Fabinhon, Unitedi ka mposhtur rivalët e Cityt.