Usain Bolt e ka konfirmuar se do të stërvitet me Borussia Dortmundit

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt edhe një herë tjetër ka treguar dashurinë e tij për futbollin.

Bolt njihet si adhurues i Manchester Unitedit dhe kishte shprehur më herët dëshirën që të luante për këtë skuadër.

Por, ai tashmë do të stërvitet me Borussia Dortmundin dhe dëshiron të luajë për këtë skuadër.

“E kemi vendosur, do të stërvitem me ta. Të shohim si do të ecin seancat. Nëse jam mirë, do të luaj. Nëse nuk jam mirë, do të mbyll gojën e do të largohem”, tha Bolt.