Rekorderi botëror në vrapim Usain Bolt do t’i bashkëngjitet stërvitjeve të futbollistëve të Borussia Dortmund, në mënyrë që të sprovojë veten si futbollist.

Kampioni i tetëfishtë olimpik ka shprehur bindjen se mund të bëhet futbollist i mirë kur të largohet nga atletika pas kampionatit botëror në Londër, prej datës 5 deri 13 gusht.

Ai ka thënë se ka potencial që të shënojë deri në 20 gola në sezon.