Thirrja e partive politike shqiptare në një tryezë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë ku këtë rradhë sërish bojkotoi  Lëvizja BESA për analistin Urim Saliu paraqet një izolim total të kësaj lëvizje dhe BESA shkon  në një rrugë të vetmuar.

Besa ka autonominë e veprimit, por duhet të kthjelltësohet në disa momente delikate dhe ti përgjigjet ftesës së partive shqiptare për të formuar atë mozaikun e unitetit brenda shqiptarë. Por duket se kjo lëvizje po shkon drejt një izolimi dhe akoma më keq, drejt një rruge të vetmuar. BESA do që të duket si një Vetëvendosje por veprimet nuk i ka të njëjta. Shumë prej aktivistëve të Vetëvendosjes janë ose në burgje, ose nuk jetojnë më dhe këtë veprim ata e kanë bërë për Kosovën e tyre. Prandaj sot ata kanë një ngritje të jashtëzakonshme.Po të ishte Vetëvendosje në Maqedoni , do t’a shihnit se cfarë kahje do merrnin rastet si Brodeci, Monstra, Lagja e Trimave ,Sopoti” shprehet Saliu për TetovaSot.

Sipas tij BESA akoma nuk ka bërë ndonjë akt të madh për t’a dëshmuar se është opozita e vërtetë shqiptare, duke theksuar se rastet e monturara nuk mbrohen me komunikata shtypi.

Nuk mbrohen rastet e montuara me komunikata shtypi por me veprime konkrete . Për t’a përfituar votuesin nuk është edhe aq e vështirë më shumë se sa të mund t’a mbash atë , aq më tepër kur faktet kanë treguar se në Maqedoni partitë opozitare nuk kanë mundur më të ngriten.Ata ose janë shuar, ose janë tkurrur. Prandaj Besa duhej të gjej një partner shqiptarë për të vepruar sepse në raport 3 me 1 ajo humbjen do t’a ketë të sigurtë në zgjedhjet lokale” thekson më tej analisti dhe gazetari Urim Saliu

Ai mendon se populli është vetëdisijuar dhe nuk pret pafundësisht

T mobile In article [4]

Besa duhet t’a kuptojë se këtu më shumë njerëzit janë pre e propagandave dhe e pushtetit se sa e qëllimeve të mëdha sic mendojnë ndonjëherë partitë politike. Elektorati është kthjelltësuar dhe nuk pret pafundësisht sepse për dallim nga politikani që jeton në luks, votuesi nuk e ka këtë mundësi.Ai jeton i izoluar, i paperspektivë, i papunë dhe normalisht se ai nuk mund të jetë “qëllim” i kauzave të partive që pretendojnë pushtetin më shumë se të ndryshojnë mirëqenien sociale, jetën e qytetarëve etj. BESA duhej të merrte pjesë në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së sepse BESA nuk është më shumë e konfrontuar se sa PDSH me LR-PDSH. Partia e Thacit bëri një akt të mirë që pranoi ftesën dhe të ulet në një tavolinë me ata të cilët ishte e paimagjinueshme se mund të ndodhte” u shpreh Saliu

Ndryshe edhe qytetarët në rrjetet sociale kanë reaguar ashpër nga vendimi i BESËS për të bojkotuar takimin e liderëve shqiptarë duke e masakruar se kjo parti vazhdon të ecë në rrugën e VMRO-së, pasi nuk e votoi qeverinë reformatore, kryeparlamentarin shqiptarë tani bojkoton takimin që është në interes të shqiptarëve. /TetovaSot/

 

Global

Comments are closed.