Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka zgjedhur një mënyrë interesante për të sfiduar ish kryetarin e tij, Edi Ramën.
Thirrjes së kryeministrit Rama ndaj qytetarëve për ti dhënë votën PS-së që ta ketë timonin e vetme, Blushi i është përgjigjur nga një fugon, duke shpjeguar programin e partisë që ai drejton.
Kreu i LIBRA ju ka bërë thirrje ish-pronarëve që të votojnë atë, pasi kryeministri Rama u talla gjatë gjithë këtyre 4 viteve me këtë shtresë të shoqërisë.
Sipas tij, Rama i uli vlerën pronës, ndërsa premtoi se ai do të dëmshpërblejë ish-pronarët me vlerën e tregut dhe jo me atë të 1944-s.