Probleme janë shfaqur edhe në Elbasan për sa i përket blerjes së votave.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se një person është nën hetim.
Bëhet fjalë për Xh.B., i cili është proceduar penalisht nga policia nën akuzën e “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Materialet i kanë kaluar Prokurisë, thonë të njëjtat burime, pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak sekreti hetimor.