Vetëm pak orë më parë, dolën në media fotot e Rihannës teksa puthej më një djalë misterioz në një pishinë në Spanjë.
Por tashmë kanë dalë detajë të reja mbi të dashurin sekret të Rihannës.
Sipas mediave ndërkombëtare ai është një nga biznesmenët më të pasur sauditë dhe quhet Hassan Jameel.
Ndryshe ai është konsideruar si si një prej shokëve më të mirë të supermodeles Naomi Campbell.
Mediat angleze raportojnë se lidhja mes Hassan, familja saudite e të cilit posedon të drejtat e përfaqësisë së markës së makinave Toyota dhe këngëtares nga ishujt Barbados është e vërtetë.
Një burim ka bërë të ditur se Riri u ka thënë shoqeve të saj se është e marrosur nga dashuria për biznesmenin saudit.
Kështu që na vjen keq për Noizyn por sapo i humbi mundësia e tij e artë.