Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev pasdite u takua me përfaqësues të partisë politike Lëvizja BESA.

Siç njoftoi kabineti i Zaevit, kryetari i BESËS Bilal Kasami theksoi përkrahje për proces reformues i cili, sipas tij, është vaçanërisht i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. BESA, shtoi se do t’i përkrahë të gjitha vendimet në interes të qytetarëve.

Kryeministri Zaev vlerësoi se ky qëndrim konstruktiv i BESA-s është në lidhje të ndërtimit të një ardhmërie të përbashkët, për vendin dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Theksoi edhe se është  i përcaktuar drejt politikave inkluzive.

Në takim morën pjesë edhe Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.