Një gjykatë në Gjermani po përballet me një rast aspak të zakontë. Bëhet fjalë për një grua, e cili ka paditur hotelin sepse nuk i jep emrin e djalit me të cilin, ajo ka fjetur nëntë muaj më parë.
Arsyeja që ajo e kërkon është sepse atë natë mbeti shtatzënë. Fëmija që solli në jetë quhet Joel, por ai nuk ka baba sepse hoteli nuk pranon të jap emrin sepse kjo quhet shkelje e privasisë.
Gjykata nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj hotelit, ndërsa gruas i ka thënë vetëm se me të tilla detaje duhet bërë shumë kujdes.