Kreu i LIBRA-s Ben Blushi është treguar i qartë mbrëmjen e sotme në qëndrimet e tij në lidhje me Edi Ramën.

Duke folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’, të gazetarit Arian Çani është shprehur se Rama është rrezik kombëtar.

‘Pakt edhe me djallin vetëm për të hequr Edi Ramën. Ai është rrezik kombëtar. Ai e mbushi parlamentin me kriminelë’, ka thënë Blushi në Zonë e Lirë.