Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Fitër Bajrami përmbyll një muaj të agjërimit, adhurimit, sakrificës dhe mirësisë mes njerëzve.

Uroj që këto ditë të mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes, të përcillen jo vetëm me urime dhe vizita, por edhe me vepra të mira..

Në këto ditë feste, uroj që të jeni të lumtur dhe të bashkuar me të dashurit tuaj, familjarët dhe miqtë, të festoni me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.

Në ermin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të administratës komunale, ju uroj Festën e Madhe të Fitër Bajramit.

Paçi gjithmonë shëndet, begati, hare dhe mirëkuptim në familjet tuaja !

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Gostivarit;

Nevzat BEJTA