Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Xhes Bejli në shënimin e 244 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve bëri apel për ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe vendeve për të tejkaluar dallimet dhe për të ndihmuar zhvillimin e përbashkët. Bejli tha se ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët nënkupton hapërim të vendit drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.
Tani është koha që të ndërtohet uniteti mes partive dhe komuniteteve, për të kuptuar qëllimet e përbashkëta, për të pasur një perspektive të sigurt të Maqedonisë demokratike e cila do të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Çështja është që të prekim deri tek fqinjët, të tejkalohen dallimet dhe të përforcohet bashkëpunimi rajonal, ndonjëherë pikërisht edhe nëpërmjet ndërtimit të urave dhe lidhjeve të tjera. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në përforcimin e lidhjeve mes vendeve tona, qoftë ajo nëpërmjet zgjerimit të tregtisë dhe investimeve, trajnimeve të ushtrive, ndërtimit të sigurimit ose shkëmbimit të studentëve, profesorëve, profesionistëve dhe institucioneve- deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve.