Në Lipjan, të enjten, rreth orës 20:00, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi janë përleshur fizikisht.

Të dy, sipas policisë, kanë lidhje gjaku mes vete – vëllezër, e të cilët pas incidentit edhe kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

Pas intervistimit nga policia, të dy janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.