Pas 4 vitesh, kryeministri përballet këtë të enjte me një panel gazetarësh në emisionin Opinion.
Pavarësisht kësaj, Kryeministri është vonuar disa minuta dhe ka mbërritur në emision i veshur me tuta.
Blendi Fevziu ka rradhitur një sërë premtimesh të pambajtura të PS-së të cilat i ka quajtur si dështime.
Në kundërpërgjigje, Rama ka ironizuar duke thënë, “Po jam i dështuar…”
Këtu kanë nisur replikat mes të dyve, teksa zëri i kryeministrit ishte plotësisht i ngjirur
Rama: Jam i dështuar….
Fevziu: Po mir meqë e pranoni vetë
Rama: Jam i dështuar, po po…
Fevziu: Dukesh edhe nga zëri që je i dështuar…
Rama ka takuar gjithashtu edhe ata që ai i ka cilësuar si “kazanë mediatikë”