Sunderland është vënë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar David Moyesin e larguar.

Skuadra që ka rënë nga Premierliga, dëshiron që sa më parë të gjejë trashëgimtarin e David Moyes.

‘Echo’ raporton se ish trajneri i Gjermanisë dhe ShBA-ve, Jurgen Klinsmann, është favoritë për të marrë drejtimin e Sunderland.

‘Macet e Zeza’ janë vënë në kontakte me gjermanin, me të cilin brenda javës pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen.